E Diel, 1 Nëntor 2026

Abdel Jalil fjalimin e pare para libianeve

Dhjetëra mijëra njerës u mblodhën në sheshin qëndror të Tripolit për të dëgjuar nga tribuna ku zakonisht fliste gjeneral Gadafi fjalimin e parë të presidentit të këshillit tranzitor të libisë, Mustafa Abdel Jalil. Ky i fundit paraqiti para turmës vizionin e një shteti demokratik të bazuar në islamin e moderuar.

Fjalimi i tij vjen vetëm pak orë pasi në një mesazh, lexuar në një television sirian, Moamer Gedafi theksoi se do të luftonte deri në vdekje, ndërsa ftoi popullin të hidhet në luftë kundër kolonialistëve . Presidenti i këshillit të tranzicionit u premtoi libianëve një rol në plan të parë kundrejt “kujtdo që kërkon të vjedhë revolucionin”.

Në terren, besnikët e regjimit kanë detyruar rebelët të zbrapsen në Sirte e Bani Ualid. Ndërsa organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International ka akuzuar të dyja palët në Libi për krime lufte. Në raportin e fundit, organizata thotë se shtypja e protestuesve nga ana e Muamer Gadafit ka dëshmuar krim kundër njerëzimit, ndërsa arrestimet arbitrare, tortura e të burgosurve dhe rrëmbimet janë krime lufte. Zyrtarë të AI-së kanë parë trupa të vrarë të figurave opozitare, të cilat ishin qëlluar në kokë me duar të lidhura pas shpine.Organizata thotë se posedon edhe video, që tregojnë të burgosurit teksa qëllohen për vdekje.

Raporti vë në dukje se edhe forcat kundër regjimit janë fajtore për abuzime të të drejtave të njeriut. Ato kanë rrëmbyer, kanë arrestuar në mënyrë arbitrare, kanë torturuar dhe vrarë besnikët e Gadafit dhe shtetasit e huaj, të dyshuar gabimisht për mercenarë, thuhet në raport.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›