E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce digjet shtepia. Nuk ka te lenduar

Është djegur plotësisht një shtëpi dy katëshe në lagjen numër 7 të qytetit të Korcës. Fatmirësisht dëme në njerëz nuk ka patur pasi asnjë prej pjestarëve të familjes së Agron Azisllarit nuk ka qenë në shtëpi pasi ata ndodhen në emigracion në Kanada. Gjithçka është djegur në shtëpinë dykatshe, orenditë pajisjet elektroshtëpiake si edhe çatia e cila është shembur tërësisht.

Zjarrfikset kanë mundur vetëm të lokalizojnë flakët duke moslejuar përhapjen e tyre në banesat pranë. Specialistet e drejtorisë së policisë nga kqyrja e vatrës së zjarrit kaë hedhur dyshimet për një zjarri të qëllimshëm gjë që mbetet të vërtetohet për përfundimit të hetimeve.

Jorgjeta Gjanci    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›