Spahiu Presim drejtesi te tjere gjyqtare ne rrezik

Keshilli i Larte i Drejtesise,shpreh alarmin per sigurine e jetes se gjyqtareve te vendit,pas atentatit mafioz qe i mori jeten disa dite me pare ne Vlore, gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Ata kerkojne zbardhjen sa me te shpejte te ngjarjen dhe apelojne per garantimin e jetes se njerezve te drejtesise,pasi ne 18 muaj, 15 toga kane qene te kercenuar nga krimi.
"KLD duhet patjetër të shprehë qëndrimin e vet në lidhje me këtë cështje në vecanti, por dhenë përgjithësi në lidhje me situatën në përkeqësim të sigurisë së jetës së gjyqtarëve e cila ditët e fundit ka pasur zhvillime të reja. Në një vit e gjysëm 10 kërkesa gjyqtarësh të kërcënuar rëndë për jetën e tyre janë marr në shqyrtim nga komisioni i posacëm për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe aktualisht i ofrohet mbrojtje në total mbi 15 gjyqtarëve, raste të cilat për arsye sigurie janë mbajtur të fshehta, por që sot duhet të vleresohen në vleresimin e përgjithshëm të situatës", tha Kreshnik Spahiu, nenkryetar i KLD-se.
Por paralelisht me apelin per jeten e gjyqtareve, numri dy i KLD-se,nuk mohoi se mes trupes se gjyqesorit,ka edhe nga ata te papregjegjshem,te cilet japin vendime edhe kur jane jashte vendit.
"Në cilësinë e zv/kryetarit dua të theksoj se jam mjaft i kënaqur nga rezultatet e këtyre inspektimeve të cilat kanë arritur të bëjnë dallimin mes sitautave dhe rezultateve negative të cilat nuk varen nga gjyqtarët, po në mënyrë të padrejtë i faturohen gjithë sistemit gjyqësor. Nga ato raste kur një pjesë e paaftë dhe e papërgjegjshme e sistemit gjyqësor duke zhvilluar gjykime ndërkohë që ata janë jashtë Shqipërisë. I faturohen të gjithë gjyqtarëve papërgjegjshmëritë e tyre dhe njollosin gjithë performancën e gjyqësorit", vijoi Spahiu.
Keto jane ceshtjet me te nxehta qe shqetesojne togat e zeza te vendit, te cilat do te diskutohen ne mbledhjen e se premtes ne KLD,ku do te paraqiten rezultatet e inspektimeve per dosjet e tejzgjatura,perfshire edhe “Gerdecin”,ceshtjet per ndryshimin e kombesise si dhe rasten e levizjeve te gjyqtareve jashte vendit.
Denada Shkodrani