Korçë, digjet shtëpia në lagjen muzeale, rrezikohet muzeu
Forcat e zjarrfikëses, pas gati dy orësh përpjekjeje, kanë arritur të vënë flakët nën kontroll, duke shpëtur Muzeun Arkeologjik që gjendet shumë pranë. Sipas policisë lokale, zjarri shpërtheu befasisht gjatë orëve të paradites, duke djegur tërësisht shtëpinë dykatëshe, vetëm pak metra larg Katedrales.
Zjarri ka vënë në alarm banorët e zonës, të cilët, në mungesë të të zotëve të shtëpisë, kërkuan ndihmën e policisë. Nga të dhënat e para të grupit hetimor rezulton se zjarri ka ardhur nga një shkëndijë elektrike nga bodrumi i shtëpisë dhe është përhapur me shpejtësi edhe në katin e parë e të dytë.
Vjetërsia gati 100-vjeçare dhe punimi nga druri kanë favorizuar përhapjen e flakëve. Situatën e ka vështirësuar edhe terreni, pasi rruga në të cilën ndodhej ndërtesa është shumë e ngushtë dhe nuk lejon qarkullimin e automjeteve të tonazhit të rëndë.