E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce disa arrestime ne oret e fundit

Policia e Korçes ka arritur të realizojë një sërë operacionesh me në qendër parandalimin e veprimtarive kriminale.

Vetem brenda 24 oreve nga drejtoria e policise mesohet se jane arrestuar ne kushtet e flagrances 5 persona per disa vepra penale. Strukturat e Seksionit Kunder Narkotikeve finalizuan me sukses operacionin e koduar “Komandoja” ku bene te mundur arrestimin ne flagrance te 32-vjecarit Mondi Kazaferi nga fshati Pirg pasi shperndante dhe shiste ne lende narkotike.

Gjithashtu strukturat e Hetimit dhe Parandalimit te Krimit ne Komisariatin e Policise Korce bene te mundur finalizimin e operacionit te koduar “Emigranti”, ku u be i mundur arrestimi ne flagrance i autorit te vjedhjes se disa banesave ne fshatin Pulahe, Feridon Maksut 34 vjec. Nje tjeter vrasje mes dy vellezerve eshte arritur te parandalohet nga blute e Korces.

Nje 49-vjeçar ne gjendje te dehur pas nje konflikti me vellane e tij eshte ndaluar i armatosur. Ilo Vangjel nen efektin e alkoolit,eshte kapur ne flagrance rreth 100 metra, larg baneses se tij, me nje arme zjarri automatik me te cilen dyshohet se do te kryente nje krim ndaj te vellait pas nje konflikti qe kishte pasur me kete te fundit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›