Rama Krimi kap shifra alarmante

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaron se krimi në Shqipëri ka
kapur shifrat alarmante, duke theksuar se ky fenomen po kthehet në një
makth për qytetarët.
Në fjalën e mbajtur në tryezën e Partisë Socialiste për rendin publik, shefi i PS-së theksoi se trafiqet dhe kontrabanda po marrin përmasa të mëdha, ndërsa policia po përdoret si zyrë për të punësuar militantë partish.
"Programi 'Për një rilindje shqiptare', nuk duhet të jetë thjesht një dokument. Ne do të organizojmë dhe do të forcojmë forcat e sigurisë publike", tha Rama.
Kreu i PS-së theksoi se situata aktuale në vend kërkon administrim publik evropian, riorganizim të policisë së shtetit mbi bazën e një reforme shumëplanëshe si reforma redikale e shërbimit shëndetësor.
“Përgjigja jonë do të jetë frontale. Vënia e Policisë së Shtetit në kushtet e duhura për të luftuar krimin është domosdoshmëri jetike, por jo gjithçka për ta fituar këtë luftë. Zbutja e sjelljes sociale nuk është mision i policisë dhe sigurisë publike, por shoqëror që qeveria e vendit do ta ndajë me komunitetet dhe mediat”, ka theksuar Rama.