E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce dyfishohen studentet. 200 me teper ne cdo dege

Në një periudhë kohore 6- vjeçare universiteti “Fan Noli” në Korçë ka dyfishuar numrin e studentëve të tij të cilët vijnë jo vetëm nga qytetet fqinje me Korçën, por edhe nga Fieri Elbasani Tirana , Kosova dhe Maqedonia. Për këtë vit akademik në të gjitha programet e studimit janë regjistruar 200 studentë më shumë se një vit më parë ndërkohë që kjo shifèr pritet te rritet pasi ende ka vende të lira në disa programe mësimore.

“Këtë vit akademik universiteti ynë do ta nisë me disa programe të reja studimi. I takojnë ciklit të dytë të studimeve, pra mastera professional dhe master I shkencave siç janë katër programe master professional në fakultetin ekonomik dhe një master shkencor në fakultetin ekonomik për mikpritje dhe turizëm”- tha zv/rektori Ali Jashari.

Ky universitet ka tre fakultete dhe departamentin e infermierisë ndërkohë që degët më të preferuara mbeten ato të mësuesisë, infermierisë dhe ekonomikut, kuotat e të cilave u plotësuan që ditët e para të rregjistrimit. Aktualisht aplikohet studimi në 23 programe të ciklit të parë, 12 programe të ciklit të dytë dhe pritet miratimi për të filluar së shpejti studimi edhe i 3 doktoraturave. 

Jorgjeta Gjanci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›