E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne kushte ekstreme. Mbyllet shkolla ne Gjirokaster

Drejtora e Higjenës në Gjirokastër ka mbyllur shkollën 9 vjecare "Së bashku" për shkak të kushteve të papranueshme higjenike. Me një higjenë përtej çdo parametri të lejuar,me mungesën të thekësuar të ujit, me një territor të papastruar dhe madje edhe pa pastruese, Drejtoria e Higjenës mori masën ekstreme, atë të mbylljes së shkollës. 

Drejtoria e kësaj shkolle me 74 nxënës ku pjesa më e madhe i përkasin komunitetit rom, bën të ditur se Inspektoriati i higjenës pas kontrolleve të shumta të ushtruara ka lënë detyra për të përirësuar higjenën, por asnjë nga këto detyra nuk është realizuar për mungesë fondesh.

“Dje ka qenë vendimi përfundimtar dhe definitive për mbylljen e kësaj shkolle pasi vazhdimi vazhdimi I procesit mësimor atje dhe shkuarja e nxënësve do të bëhej shkak për përhapjen e epidemive, gjë e cila asnjë njeri nuk kërkon që të ndodhë”- thotë drejtoresha e shkollës, Matilda Koca.

Nxënësit e shkollës "Së bashku" tashmë nuk zhvillojnë më procesin mësimor ndërsa drejtuesit e saj kanë akuzuar bashkinë e qytetit e cila është përgjegjësja kryesore për gjendjen e vështirë, pasi nuk ka kryer ansjë investim.

U desh masa ekstreme që një grup inspektorësh i bashkisë të mbërrite për të parë gjendjen nga afër dhe për të marrë masa më pas për ndërhyrje në ambjentet e saj.

Ismail Xhaferri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›