E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, fëmijët helmohen nga pesticidet

Helmimet aksidentale te femijeve nga pesticidet ,po behen shqetesuese ne Korce. Plot 10 raste fëmijësh të vegjël janë regjistruar në një hark kohor të shkurtër pranë spitalit pediatrik të Korçës me të njëjtën diagnozë. Femijet e moshës nga 0-12 vjeç helmohen nga pakujdesia e përdorimit apo deri dhe konsumimit të pesticideve që prindërit e tyre përdorin për bujqësinë, ndërkohë që në dy raste jeta e fëmijëve është në caqe tejet kritike. Të 10 pacientët të cilat janë duke u kuruar pranë spitalit në Korçë vijnë nga zonat rurale, ndërkohë që sipas drejtorit të këtij spitali Luan Belortaja prindërit duhet të tregohen shumë të kujdesshëm për jetën e fëmijëve të tyre.

"Do ti keshilloj qe substanca te tilla qe i mbajne ne shtepi per bujqesi, keto ti vinin ne vende te vecanta jo ne prani te femijeve. Sepse na kane ardhur raste te helmuara keq, dhe nje rast ka perfunduar ne spitalin e Tiranes ne gjendje teper te rende", thote Luan Belortaja, drejtor i spitalit pediatrik Korce.

Ndërkaq temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë shtuar dhe numrin e fëmijëve të prekur nga viroza e stinës. Vizitat ditore i kalojnë të 50 rastet në ditë pranë spitalit të të vegjëlve, pa përfshirë këtu vizitat që kryhen pranë qendrave shëndetësore në lagje apo dhe fshatra.

Albana çakshiri < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›