E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përballohen nevojat për gjak

Muaji gusht cilësohet si muaji me numër të lartë aksidentesh e për pasojë nevoja për gjak në spitale është më e madhe. Drejtoresha e qendrës së transfuzionit të Gjakut, Blerina Qendro thotë se janë përballuar nevojat për sasi gjaku, edhe pse numri i dhuruesve është më i ulët.

"Numri i dhurimeve gjatë periudhës së verës bie, dhe shkaku pse bëhet e vështirë vera është sepse dhe ka një rritje të numrit të aksidenteve. Ato aksidente që kanë qenë gjatë periudhës së korrikut, kanë arritur të përballohen. Vështirësi ka patur në furnizimin me gjak të pacientëve me grupe të rralla. Për këtë arsye mungesat në gjak ndihen më shumë gjatë gushtit dhe shtatorit", thotë Blerina Qendro, drejtoresha e qendres së transfuzionit të gjakut.

Megjithatë, edhe pse në këtë periudhë ka rënie të dhurimit të gjakut, në krahasim me një vit më parë, ky numër është në rritje. "është një numër rreth 2500, një numër i konsiderueshëm, krahasuar me vitet e mëparshme. Cka do të thotë që gjithnjë e më shumë njerëzit i përgjigjen thirrjes së Kryqit të Kuq. është një iniciativë që vjen mbështetur dhe nga qendra kombëtare e transfuzionit të gjakut, në këto ditë të nxehta gushti që ka dhe më shumë nevojë për gjak", u shpreh Zamir Muca, sekretar i Kryqit të Kuq.

"Gjithmonë dhe më shumë qytetarët i përgjigjen thirrjes për dhurimin e gjakut. Kjo tregon që ne jemi një shoqëri që po rritet, një shoqëri që shkon drejt humanizmit dhe altruizmit është një shoqëri që rritet dhe është fakt që qytetarët këtu gjithmonë e më shumë i përgjigjen thirrjes për dhurimin vullnetar të gjakut", vijon Qendro.

Qendra e dhurimit të gjakut, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq kanë zhvilluar fushatë sensibilizuese në spitalin ushtarak, ku kanë dhuruar gjak punonjësit e këtij spitali.

Guina Hoxha < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›