E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH lë pa drita ujësjellësin, Cërriku pa ujë të pijshëm

15 mijë banorët e qytetit të Cërrikut, por edhe te rrethinave prej dy ditesh po perballen me mungesen e ujit te pijshem. Banoret e ketij qyteti nuk po furnizohen me energji jo se nuk kane paguar faturat, por kete here eshte ndermarrja e ujesjellesit qe nuk i ka paguar faturat e energjise. OSSH ka ndeshkuar nderrmarrjen e ujesjellesit duke i nderprere energjine dhe per pasoje ata qe vuajne kete situate jane qytetaret e Cerrikut.Nje pus i hapur nga bashkia per te ujitur lulishten e qytetit eshte mundesia e vetme per furnizimin e tyre me uje.

Perfaqesues te bashkise se Cerrikut, shprehen te shqetesuar per kete situate, nderkohe qe dyert e ndermarrjes se ujesjellesit jane te mbyllyra pas nderprerjes se energjise nga OSSH

Ndërmarrja e ujësjellësit mësohet t’i ketë OSSH , rreth 130 milion lekë të papaguara. Problemi I ndërperjeve të ujit të pijshëm në këtë qytet qëndron prej kohësh , por ende nuk është zgjidhur edhe për një konflikt mes bashkisë së qytetit dhe ndërmarrjes së ujësjellësit. Ndërsa këshilli bashkiak ka marrë vendim për kalimin e ujësjellësit në administrim të bashkisë , instritucioni I prefekturës ende nuk ka firmosur për miratim një venim të tillë.

Besim Dybeli < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›