Zgjaten oraret e aplikimit për dokumente biometrike
Zgjaten oraret e funksionimit te zyrave te aplikimit per dokumentat biometrike te identifikimit. Ministria e Brendshme dhe kompania konçesionare “Aleat” vendosen te aplikojne orare me të zgjatura të punës në zyrat e aplikimit për dokumenta identiteti pranë zyrave të Gjendjes Civile dhe në zyrat e shpërndarjes pranë komisariateve dhe drejtorive të policisë në qarqe.
Në 77 bashki e komuna dhe në 21 zyra të shpërndarjes së dokumentave të identitetit do jen hapur me orare të zgjatura, nga ora 08:30 deri në orën 19:00.Zyra do të jenë të hapura dhe ditën e shtunë. Ditën e dielë do të jenë të hapura zyrat e aplikimit në 12 qytete qendër qarku si dhe në bashkitë Kavajë, Lushnje, Sarandë, Kamëz si dhe në komunën Paskuqan. Në të njëjtën mënyrë do të punojnë edhe zyrat e shpërndarjes.
Mbi 880 mije shtetas kane aplikuar për pasaportë biometrike dhe janë prodhuar mbi 840 mijë pasaporta biometrike. Ministria e Brendshme kërkoi nga kompania koncesionare “Aleat” që nëse do të ketë fluks qytetarësh dhe në bashki e komuna të tjera, të aplikohet regjimi i mësipërm si dhe të shtohet numri i bashkive e komunave ku punohet dhe ditën e dielë varësisht nga fluksi i qytetarëve.
Denada Shkodrani < I mëparshmi