E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, festohet sot dita e Sulltan Novruzit

KORCË- Ndryshe nga qytetet e tjera të vendit, Korca e ka festuar sot ditën e Sulltan Novruzit, lindja e Imam Aliut. Prej orëve të para të mëngjesit qytetarët korcarë i janë drejtuar Teqesë së Turanit, e cilësuar si një ndër Teqetë më të vjetra në vend, ndërsa janë pritur aty nga kryegjyshi Haxhi Baba Edmond Brahimi.

Sipas traditës besimtarët fillimisht kanë kryer edhe ritet fetare mes të cilave edhe lutjen për paqe edhe mirësi. Më pas kjo ditë ka vijuar festa jashtë ambienteve të teqesë, ku nuk kanë munguar këngët edhe vallet. Tradicionalisht besimtarët ditën e 25 marsit, heqin edhe veroret e Ditës së Verës, duke i vendosur pranë një peme në këtë teqe, neën lutjen për më shumë mbarësi.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›