Paralizimi i vendit nga dëbora, eksportet ranë me 20%
Tiranë – Reshjet e dëborës që bllokuan vendit për afro dy muajt e parë të këtij vitit, kanë dhënë impaktin e parë në ekonominë shqiptare. Vendi është përballur me një reduktim të fortë të eksporteve, të cilat më së shumti kanë ardhur nga zërat minerale dhe energji elektrike. Këto sektorë u preken nga paralizimi i rrugëve por edhe aktivitetit të minierave më të mëdha në vend që janë ato të kromit në pellgun minerar të Bulqizës, si pasojë e reshjeve të dëborës.
Të dhënat më të fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë një ngadalësim të fortë të eksporteve, duke parlajmëruar një fillim viti të vështirë për ekonominë. Sipas INSTAT, në dy muajt e pare të këtij viti, eksportet e biznesit shqiptar në tregjet e huaja ishin mbi 20 për qind më të ulëta se sa në të njëtën periduhë të vitit 2011. E konvertuar në vlerë, kjo do të thotë se në janar shkurt shqipëria eksportoi 73 milionë dollarë më pak se sa e njëta periudhë e një viti më pare, duke përkeqësuar bilancin tregtar të vendit. Rënia ka ardhur kryesisht në eksportet e dy grupeve, atij të minerale lëndë djegëse dhe energjisë elektrike, si dhe grupit të materialeve të ndërtimit dhe metaleve. Pjesa dërrmuese e tkurrjes së eksporteve ka ardhur në muajin shkurt dhe mund të jetë e lidhur me motin e keq i cili goditi flukset e tregtisë duke mbyllur rrugët e qarkullimit të mallrave. Kryesisht eksportet e kromit, të cilat u reduktuan si pasojë e reshjeve të borës, të cila paralizuan punën në minierat e kromit në Bulqizë por bllokuan edhe rrugët për të eksportuar stoqet minerare. Dy vitet e fundit eksportet kanë mbajtur gjallë rritjen ekonomike të vendit duke duke kompesuar rënien e konsumit të brendshëm dhe trkurrjen e shpenzimeve të qeverisë. Në këto kushte ngadalësimi i tyre është një sinjal i fortë parlajmërimi se ekonomia mund të përballet me një vit të vështirë.
No related posts.