E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce gjendet e masakruar nje grua

Një krim makabër ka tronditur jo vetëm zonën e Korçës. Zbulimi i i një trupi të gjymtuar nga disa punonjës të pastrimit në zonën në afërsi të fshatit të Ravonikut ka vënë në alarm policinë e Korçës. Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e grumbullimit të mbeturinave në afërsi të Ravonikut është gjetur trupi i pajetë i një femre ende të paidentifikuar.

Viktimës i ishin prerë koka, këmbët dhe duart, ç 'ka e bënte të pamundur identifikimin e saj. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të kuptuar nëse trupi është gjymtuar para apo pas vrasjes.

Policia, e lajmëruar nga personat që zbuluan trupin, zbardh detaje të tjera të kësaj ngjare makabër pak orë më vonë. Sipas tyre mësohet se viktima e seksit femër, e masakruar mund të jetë mbi 35vjec, ndërsa masakrimi i saj ka ndodhur ne harkun kohor prej 24 orësh.

Policia lokale bën një rrëfim tronditës në lidhje me këtë ngjarje. Me të shkuar në fshatin Ravonik të Korçës, ata kanë gjetur gjymtyrët e gruas në një qese, ndërsa trupin nudo larg tyre. Në një qese tjetër kanë parë të paketuar rrobat e gruas, ndërkohë që mësohet se trupit të masakruar nuk i është gjetur ende koka.

Policia e Korçës shton gjithashtu se gruaja është therur fillimisht me thikë, e më pas në mënyrë barbare i janë prerë me sëpatë gjymtyrët e trupit. Nuk dihet ende autori i kësaj ngjarje makabër, ndërsa policia lëshon një apel nëpërmjet mediave që çdo familje të denoncojë në polici mungesën e një familjari, në mënyrë që të ndihmojë për identifikimin e saj dhe për këtë arsye policia ka vënë nr e 0694110226 dhe 129 ne dispozicion për çdo informacion.

Nga verifikimet e deritanishme policia ka arritur edhe të japë të dhënat e para për portretin e gruas. Ajo mendohet të jetë mbi 35 vjeç, racë e bardhë, e veshur me një palë tuta sportive me ngjyrë blu dhe me shirita anash rozë si dhe një kanatiere ngjyrë bojqielli me mbishkrimin ac origjinal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›