Gjigandi i futbollit argjentinas River Plejt ne kategorine e dyte te ketij vendi

Ende njerëzit nuk janë mësuar që një emër kaq i madh ka rënë kaq poshtë. Nuk u besojnë syve që River Plejti i shkëlqyer do të luajë këtë sezon në kategorinë e dytë argjentinase, ndërsa numëron mbi 30 tituj kampion dhe është klubi më i suksesshëm në futbollin e shtetit të shquar amerikanojugor.
Por, ky është realiteti dhe presidenti Daniel Pasarela, kampion bote me Argjentinën më 1978, pohon se kjo tragjedi erdhi pas disa vitesh paralajmërimi. Bashkë me të, trajneri Almejda, pohon se ringjitja nuk do të jetë e lehtë. Dyshja e famshme gjithsesi e premton këtë për tifozët.
“Të jesh president i River Plejtit, të jesh trajner apo lojtar i tij, është një bekim nga Zoti dhe ne duhet çdo ditë të jemi mirënjohës si edhe të përdorim gjithë njohuritë dhe forcat tona në mënyrë që të arrijmë suksese institucionale dhe rezultatet më të mira të mundshme”, thotë presidenti Daniel Pasarela.
“Ne nuk mund të nënvleftësojmë asnjë rival. Ne duhet të luajmë me kokën ulur, por lojtarët tanë duhet të tregojnë edhe karakter. Ne duhet të rifitojmë atë identitet që unë mendoj se ky klub e ka humbur. Ne duhet ta rifitojmë këtë identitet futbolli dhe të kënaqemi duke luajtur. Ndryshe, asgjë nuk do të ndryshojë. Mendoj se do të jetë një kënaqësi që do të luajmë në këtë kampionat”, shprehet trajneri Almejda.
Tifozët presin me padurim ndryshimin i cili do të përpiqet të fillojë në ndeshjen e së martës, më 16 gusht ndaj Çakarita Juniorsit.