E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr ne lokal plagoset 27 vjecari

Mihalim Rama, 27 vjeç nga Qerreti i Kavajë, është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në qytetin e Durrësit

Policia tha se 27 vjeçari Mihalim Rama, është qëlluar me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta me një tjetër shtetas.
Autori i ngjarjes, tashmë është i identifikuar nga policia e Durrësit, ku mësohet se ka pasur një konflikt me 27-vjeçarin e plagosur, ku në debat e sipër ka përdorur armën e zjarrit.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes nga ku nisi hetimet, ndërsa shpalli në kërkim autorin e plagosjes.

Ndërkohë i plagosuri mësohet se është dërguar në spital ku është në gjendje të rëndë shëndetësore por jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›