Deshton takimi i minatoreve me ACR

Nuk është arritur marrëveshje në takimin e mbajtur sot mes minatorëve të Bulqizës dhe administratorit të kompanisë “ACR” Giga Bedinishvilli.
Bisedimet zgjatën rreth 2 orë e 30 minuta, duke mos arritur një konsensus për t`i dhënë drejtim grevës së urisë së minatorëve në Bulqizë.
Kreu i konfederatës së sindikatave Kol Nikolla, në një prononcim për mediat ka deklaruar se kompania nuk i ka dhënë një përgjigje kërkesave të minatorëve duke akuzuar reagimin e përfaqësuesit të firmës “ACR”, si një person të papërgjegjshëm nga i cili pritej kjo lloj përgjigje negative.
“Marrëveshjet arrihen nga të dyja palët dhe sigurisht që jo në një kafene” u shpreh më tej në fjalën e tij Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Nikolla.
Nikolla ka theksuar gjithashtu se greva e urisë do të përshkallëzohet më tej deri në plotësimin e kërkesave të minatorëve. Ndërkohë janë rreth 13-të minatorë të Bulqizës, të cilët prej 19-të ditësh ndodhen një grevë urie në nivelin e 14-të të minierës.