Korçë, gjendet i vdekur në një kazan mbeturinash një foshnje

Një foshnjë e sapolindur është gjetur e vdekur në një kazan mbeturinash në qytetin e Korçës.
Foshnja e seksit mashkull është gjetur nga kalimtarët në një kazan mbeturinash pranë spitalit rajonal të qytetit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e nënës së fëmijës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.