E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ersekë, peshkonte me dinamit, vdes 38-vjeçari

Ka humbur jetën aksidentalisht teksa po gjuante peshk me dinamit një 38 vjeçar nga Erseka.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Goshtivisht ku 38-vjeçari Sokol Brane po peshkonte në lumin e këtij fshati duke përdorur lëndë plasëse, e cila i ka shpërthyer në duar.

Menjëherë 38-vjeçari është dërguar urgjentisht në spitalin e Ersekës por si pasojë të plagëve të rënda të marra në pjesë të ndryshme të trupit, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë.
 

Dyshohet se shkak për shpërthimin e dinamitit ishte pakujdesia e vetë viktimës por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›