Vdekja e 49-vjeçares, policia: Shkak mjekimi i pakujdesshëm
Fatbardha Aliko ka gjetur vdekjen nga mjekimi i pakujdesshëm i mjekëve. Ky është version zyrtari i policisë së Korçës pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore të 49-vjeçares e cila ndërroi jetë ditën e djeshme në maternitetin e këtij qyteti.
Sipas ekspertizës ku ishin prezentë edhe specialistë të mjekësisë ligjore nga Tirana theksohet se 49-vjeçarja ka vdekur nga mjekimi i pakujdesshëm i mjekëve.
Ndërkohë policia ka nisur procedim penal ndaj mjekëve të cilët mjekuan 49-vjeçaren Farbardha Aliko.
Ngjarja ndodhi ditën e shtunë ku menjëherë pas një ndërhyrje kirurgjikale, gjendja e 49-vjeçares ishte mjaft e mirë, por më pas gjendja shëndetësore e saj është përkeqësuar dhe më pas ajo ka ndërruar edhe jetë.