E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e lirimit opozita homazhe te Deshmoret. LSI e majte per 1 dite

UPDATE- Opozita shqiptare dhe LSI kujtojne sot Festen e lirimit. Ne shenje nderimi dhe respekti per kete dite te shenuar perfaqesues te opozites dhe te LSI-se do te vendosin kurora me lule ne memorianin Nene Shqiperi dhe do te bejne homazhe ne varrezat e Deshmoreve.

Fillimisht do te jete LSI-ja qe do ti drejtohet memoralit per te vendosur kurorat ne nderim te te reneve ne diten e lirimit ne krah te koalicionit antifashist. Ndonese ne koalicion me PD-ne LSI e cila hyri ne zgjedhje si nje parti e majte ndermerr kete veprim qe mund te perkthehet edhe si nje mesazh per publikun se vijon te ruaje idealet e saj.

Pas kesaj ne memorialin Nene Shqiperi ne nderim te 66-vjetorit te clirimit te atdheut do te jete opozita shqiptare qe do te vendose kurora me lule. Pritet qe kryetari i PS-se Edi Rama shoqeruar nga kryetari i grupit socialist Gramoz Ruci qe do te vendose kurora me lule. Te njejten gje pritet ta bejne edhe anetare te Opozites se Bashkuar.



Dita e Pavaresise Topi Nderojme patriotet qe luftuan me arme e pene

Ceremonite zyrtare per Diten e Pavaresise nisen me homazhet ne Varrezat e Deshmoreve. Presidenti i vendit Bamir Topi kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli kane zhvilluar homazhe dhe kane vendosur kurara me lule ne Varrezat e Deshmoreve.

Perulemi para patrioteve ideali i te cileve u be realitet- tha Topi duke e cilesuar kete nje feste qe eshte shkruar me germa te arta ne historine e vendit tone.
Sot kujtojme me respekt gjithe patriotet qe luftuan me arme dhe pene per Shqiperine. Luftuan per Shqiperine qe sot ndodhet ne dyert e Europes.- tha Topi.

Nderkohe kryeministri Berisha e quajti kete dite diten me te shenuar ditelindjen e kombit e krenarise se madhe per cdo shqiptar

Sot nderojme themeluesit e pavaresise. I nderojme si nje vend anetar i NATO-s si qytetare te nje vendi qe do levizin te lire ne Europe per here te pare ne histori. Nderimi i shkon familjeve te atyre qe rane por edhe te gjithe shqiptareve te cilet moren nje vend te katandisur ne honet e historise dhe e bene nje vend anetar te NATO-s nje vend qe nderton te ardhmen e tij europiane tha Berisha.



Festohet sot ne gjithe vendin dita e Pavaresise. Aktivitete homazhe ne varrezat e Deshmoreve dhe ceremoni me rastin e kesaj dite te shenuar jane planifikuar te zhvillohen sot. Nderkohe qe festa do te ndihet me shume se kurre padyshim ne Vlore. Qytetin e ngritjes se Flamurit.

Pervit jemi mesuar tashme te shohim politiken shqiptare te festoje e ndare. Nderkohe qe e majta do te kujtoje e nderoje sot Diten e Pavaresise e djathta ka kujtuar edhe festen e Clirimit te vendit.

Lideret boterore kane derguar urimet e tyre per politiken shqiptare me rastin e Pavaresise.
Berisha ka marre mesazhe nga homologu turk Erdogan dhe ai i Cekise nga homologu grek Jorgos Papandreu. Urimeve i jane bashkuar edhe kryeministri kinez se bashku me presidentin e Indokines.

Vetem pak dite me pare ka qene presidenti amerikan Barak Obama qe hapi siparin e urimeve me nje mesazh te perzemert derguar kreut te shtetit shqiptar Bamir Topit.



Mesazhi i Obames

I dashur zoti President

Ne emer te popullit amerikan ju shpreh juve dhe te gjithe qytetareve shqiptare urimet e mia me te mira me rastin e 28 nentorit Dites suaj te Pavaresise.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia jane miq te ngushte dhe aleate te lidhur nga detyrimi yne solemn ndaj sigurise se njeri-tjetrit. Ne i vleresojme dhe pershendesim perpjekjet e Shqiperise ne drejtim te promovimit te paqes dhe qendrueshmerise anembane botes dhe ndihemi krenare te sherbejme perkrah jush ne perpjekjen tone si aleate ne Afganistan. Ne te njejten menyre ju inkurajojme per reforme te metejshme per te perparuar ne rrugetimin tuaj integrues per ne Bashkimin Evropian. Ndersa vazhdojme te punojme se bashku per perparimin e qellimeve tona te perbashketa ne Evrope dhe me gjere qe nga ruajtja e qendrueshmerise ne Ballkan e deri te ndertimi i nje te ardhmeje me te mire ne Afganistan une jam i bindur se lidhjet e qendrueshme mes dy popujve tane do te forcohen dhe thellohen gjate viteve te ardhshme.

Sinqerisht

Barak Obama



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›