Korçë, gjendet trupi i pajetë i një 23-vjeçari, dyshohet për vetëvrasje
Trupi i pajetë i një 23-vjeçari është gjetur gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes në fshatin Damjanec të Korçës.
I riu i identifikuar si Arjet Notoli është gjetur i vdekur, ndërsa pranë trupit të tij, policia ka gjetur edhe armën, një pushkë model 54, kalibër 7.62 mm.
Nga hetimet e para rezulton që i riu është vetëvrarë, por policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.