Tiranë, arrestohet i shumëkërkuari
Policia e kryeqytetit ka arrestuar një të shumëkrkuar për vrasje. Ermir Dervishi, 41 vjeç, nga Durrësi, është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në afërsi të Freskut në kryeqytet.
Dervishi ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e Gentian Durjes, më 1 tetor të vitit 1998. Sipas policisë, gjatë kohës që Dervishi ka qenë në kërkim (14 vjet), dyshohet se ka kryer edhe disa vrasje të tjera me pagesë.