Shkoder vazhdojne shkarkime nga Vau i Dejes

Ndërsa vazhdojnë shkarkimet nga Vau i Dejes, toka te tera bujqësore ndodhen nen uje.
Sipas shtabit të emergjencave ne Shkodër aktualisht janë rreth 3000 ha tokë bujqësore te përmbytura dhe rreth 250 shtëpi të izoluara nga uji.
Shkarkimet nga Hidrocentrali i Vaut te Dejes janë në 800 m3/s. Aksi Shkodër-Dajç është i kalueshem vetëm për automjetet e larta,
Fshati Obot vazhdon të mbetet I izoluar nga pjesa tjetër e vendit.
Përveç shkarkimeve nga HEC-et problematik paraqitet edhe liqeni i Shkodrës si dhe prurjet e lumenjëve Kir e Gjadër.