Korçë, grabitën kazinonë, pranga një shtetasi
Kështu në pranga ka rënë shtetasi, Lorenc Pepllashi, 36-vjeç, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim edhe autorin e dytë të ngjarjes.
36-vjeçari është arrestuar në banesën e tij, ku policia ka gjetur edhe lëndë narkotike. Mbrëmë rreth orës 22:00 një kazino në qytetin e Korçës, ra pre e grabitjes nga dy persona, të cilët me anë të armëve morën prej andej një shumë parash prej 100 mijë lekësh.
Megjithatë, nuk ka zgjatur shumë “misioni” i tyre, pasi vetëm disa orë më vonë i kanë pritur prangat. E nëse njëri është arrestuar, policia thotë se shumë shpejt do të arrestohet edhe autori i dytë.