Tiranë, vetëvaret një person në oborrin e QSUT
TIRANE-Një person është vetëvarur në oborrin e Qëndrës Spitalore Universitare të Tiranës “Nënë Tereza” (QSUT). Ngjarja është raportuar në polici sot në mëngjes nga kalimtarë të rastit që kanë parë të vetëvarur në një pemë të oborrit të QSUT një trup njeriu që lëkundej. Policia e cila ndodhet në vendngjarje ka bërë këqyrjen e kufomës dhe ka lëvizur trupin nga oborri. Policia nuk e ka identifikuar ende trupin. Kanë nisur menjëherë hetimet për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Parapraksiht dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)