Mirel: Vendimi për vizat, brenda qershorit
Qytetarët shqiptarë marrin edhe një garanci tjetër nga zyrtarët e lartë evropianë për liberalizim të vizave. Pjer Mirel, drejtor për zgjerimin në Komisionin Evropian tha se me kalimin e procedurave do të ketë një përgjigje për vizat dhe kjo do të ndodhë brenda 6 mujorit të parë të këtij viti. "Edhe dy komente të tjera. Njëra prej tyre është se kjo qasje dhe metodologji që ne po përdorim për Shqipërinë është përdorur dhe me shtetet e tjera. Dhe së dyti dëshiroja të thosha që ne jemi angazhuar dhe kemi thënë që do ta japim propozimin tonë deri në mes të vitit 2010 dhe do i përmbahemi kësja fjale", bëri të ditur Pierre Mirel, drejtor për zgjerimin në KE.
Zgjidhja e krizës politike, qe një kërkesë e ripërsëritur nga ana e zyrtarit evropian. "Ne do të kishim dashur që kjo tryezë dhe ky debat të ishte zhvilluar në një atmosferë më të qartë politike të Shqipërisë, por e rëndësishme është që përpjekjet janë për ti dhënë një zgjidhje problemit i cili tashmë ka krijuar një ngërc gjatë këtyre muajve të situatës politike në vend", u shpreh Majlinda Bregu, ministre e Integrimit.
"Kërkesa ime për këtë komision, do të ishte që të gjendeshin zgjidhje që do të cojnë në marrëveshje, dhe konsesus që është thelbësor që Shqipëria të tregojë që është një demokraci e pjekur", vijoi Mirel.
Ndonëse ka ecuri në reforma e legjislacion ka ende probleme që mbeten për tu zgjidhur, dhe cështja e pronave ka ndjeshmëri të lartë për zyrtarët europianë.
"Reformat e gjyqësorit, reformat në fushën e taksave të doganave, fushën e konkurrencës kanë marr vlerësimin e palës komunitare, sikurse kanë marr vlerësim ligjet e miratuara së fundi nga Parlamenti shqiptar, për anti-diskriminimin apo cështje të tjera që janë pjesë e axhendës sonë të përbashkët", tha Bregu.
"Ne po ashtu kemi ngritur një cështje tjetër, që nuk është cështje e re, ajo që ka të bëjë me të drejtën e pronësisë, pasi ne besojmë në të vërtetë që kjo është një pengesë për ecurinë e vendit, për më tepër për investimet e huaja në vend", u shpreh Mirel. Deklarimet e mësipërme zonja Bregu dhe zoti Mirel i kanë bërë në një konferencë shtypi pas përfundimit të takimit të parë të komitetit të Stabilizim Asocimit.
Adi Darsi < I mëparshmi