Korçë, grabitet kambisti me 700 mijë lekë të vjetra

Një kambist nga qyteti i Korçës u bë pasditen e sotme, pre e grabitjes nga dy persona të cilët kanë qënë të pajisur me motora, kur kane marre te hollat.
Sipas burimeve per "Ora News", kambisti Adriatik Skënderasi, gjatë momentit të grabitjes posedonte 700 mijë lekë të vjetra.
Mesa duket, grabitjet kohët e fundit janë kthyer në modë, ndërsa janë forcat e policisë ato të cilat përleshen me to. Policia ka nisur hetimet për sqarimin e ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për dhunim ndaj tij.
I dëmtuari ka treguar për policinë se nuk ka arritur të njohë asnjërin prej autorëve. Mesa duket, personat që kanë kryer grabitjen, mund të kenë pasur dijeni për aktivitetin e të dëmtuarit dhe kishin parapërgatitur ngjarjen, duke zgjedhur edhe vendin e favorshëm për ta sulmuar.