KQZ shqyrton ankesat e partive per rezultatet e zgjedhjeve vendore te Tiranes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi sot shqyrtimin e kater ankesave te partive politike te shumices dhe te opozites per kundershtimin e rezultatit te zgjedhjeve vendore per bashkine e Tiranes dhe dhe tabeles permbledhese. Disa anetare te KQZ-se dhe perfaqesues te Partise Socialiste kerkuan qe te pezullohej shqyrtimi i ankesave per shkak se tashme keto ceshtje po gjykohet ne Kolegjin Zgjedhor.
Nenkryetarja e KQZ-se Deshira Subashi tha se nuk ka kuptim qe nje problem te shqyrtohet njekohesisht ne dy institucione njekohesisht. Rezultatet e Tiranes po gjykohen edhe nga Kolegji Zgjedhor - tha ajo - ndaj nuk ka ndonje vlere qe te diskutohen edhe nga KQZ. Por kryetari i KQZ-se Arben Ristani tha se ankesat e partive PS dhe PD ne KQZ jane bere me vullnet te lire sipas Kodit Zgjedhor. Ai tha se propozimi i opozitareve per te pezulluar shqyrtimin e ankesave eshte vazhdim i perpjekjeve te tyre per te penguar KQZ qe te kryeje detyrat e veta ligjore.
KQZ vijoi me pas me shqyrtimin e kerkesave nga nje ane te PS-se qe kundershton rezultatet e votimit ne njesine bashkiake numer 5 bashke me tabeen erfundimtare te te Bashkise Tirane. Ndersa nga ana tjeter PD kerkon rivleresim te votave te kontestuara ne kater njesi bashkiake te kryeqytetit dhe perfshirjen e tyre ne tabelen perfundimtare. PD tha se krahas votave te vlefshme ne kutite e gabuara duhet te rivleresohen dhe nje pjese votash te kontestuara gjate numerimit per kryetar bashkie.
Ankesat e fundit te partive politike ne KQZ dhe ne Kolegjin Zgjedhor shihen me teper si manovra te partive politike per ti futur zgjedhjet vendore te 8 majit ne nje labirinth interpretimesh ligjore neper te cilin pakkush nga qytetaret mund te kuptoje perfundimin. Megjithate ceshtje kryesore ne shqyrtim mbetet ajo e dates 3 qershor ne Kolegjin Zgjedhor ku do te diskutohet mbi vlefshmerine e vendimeve te KQZ-se ne numerimin e votave te hedhura gabimisht me ngjyra te tjera.
Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshte tashme edhe kerkesa te PD edhe te atyre te PS per ceshtje me te vogla por interpretimi dhe vendimi qe pritet te jepet per aktin normativ te KQZ mbetet thelbesore per procesin zgjedhor. PS tha sot se do te ishte dakord qe nje interpretim per kete ceshtje ta bente Komisioni i Venecias ndonese sipas Kodit Zgjedhor thone demokratet kjo ceshtje mund te behet thjesht nga institucionet shqiptare.