E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, sekuestrohet nga banka fabrika e birrës Norga

VLORË- Kriza ekonomike po shfaq pasojat e saj duke bërë që bizneset e mëdha të mos arrijnë dot të përballojnë kreditë e marra prej bankave. Në Vlorë është shënuar rasti i parë kur banka ka bërë bllokimin e punës në fabrikën e birrës Norga, një nga bizneset më të mëdha në jugun e Shqipërisë. Përfaqësues të bankës për shkak të mosshlyerjes së kredisë kanë sekuestruar fabrikën, duke paralizuar linjat kryesore të prodhimit.

Kredia e fabrikës së birrës Norga është më shumë se 10 milion euro dhe një pjesë e konsiderueshme e saj nuk është shlyer për një kohë të gjatë. Drejtuesja e kompanisë ANB Grup është shprehur se ky vendim i bankës është i nxituar, pasi ndaj bankës janë bërë gjithmonë pagesa me vlerë të madhe.

Aktualisht fabrika e birrës qendron nën mbikëqyrjen e bankës, ndërsa policia private nuk lejon të hyjë e të dalë asnjë person pa miratimin e drejtuesve të bankës. Ndërkohë që bllokimi i punës në fabrikë ka lënë pa punë një numër të madh punonjësish.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Vlorë, sekuestrohet nga banka fabrika e birrës Norga

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›