Kosove Debatohet reforma e sistemit zgjedhor

Perfaqesues vendas e nderkombetare thane sot se reforma e sistemit zgjedhor ne Kosoves eshte e vetmja rruge per shmangien e gabimeve qe kane ndodhur ne zgjedhjet e deritashme. Keto komente u bene gjate nje debati lidhur me zgjedhjet dhe mesimet qe duhet nxjerre nga zgjedhjet e fundit parlamentare qe u pershkuan me shume parregullsi. Ish kandidati per postin e presidentit te Shteteve te Bashkuara Howard Dean aktualisht pjese e keshillit te drejtoreve te Institutit Kombetar Demokratik tha se dallimi ndermjet demokracise qe funksionon dhe demokracise qe deshton eshte aftesia e atyre qe jane ne udheheqje per ti vendosur interesat e shtetit para atyre politike. Ai tha se kjo organizate eshte e gatshme te ndihmoje ndryshimet ne sistemin zgjedhor por jo edhe per te zgjedhur sistemin e duhur.
Une nuk jam ketu per tu treguar njerezve si te reformojne sistemin zgjedhor. NDI eshte ketu per te ndihmuar ne sistemin qe ju mendoni se eshte me i mire. shte e vertete qe kemi nje eksperience ne tere boten. Kemi pare disa gjera ne disa shtete qe kane qene te mira dhe disa gjera tjera qe kane qene gabim keshtu qe ne mund tju ndihmojme ne kete menyre por nuk jemi ketu per te zgjedhur sistemin e duhur tha zoti Dean.
Kryetari i Parlamentit te Kosoves Jakup Krasniqi tha se Kosova aktualisht ka filluar nje proces ndryshmesh ne sistemin zgjedhor ne perpjekje per te shmangur gabimet qe kane ndodhur ne zgjedhjet e fundit parlamentare.
Natyrisht ne kemi gaditshmerine per te bere amandemantimet e nevojshme ne Kushtetute per te bere ndryshime ne ligjin zgjedhor ne menyre qe te kemi nje reforme zgjedhore qe eshte sa me efikase me transparente dhe sa me e thjeshte ne menyre qe dobesite qe i kemi pasur ne zgjedhjet e kaluara mos te perseriten ne te ardhmen. Ky eshte vullneti politik edhe i Kuvendit si institucion por besoj qe ky eshte vullnet politik edhe i partive politike qe do te marrin pjese ne zgjedhjet e ardhshme tha zoti Krasniqi.
Rrjedha e zgjedhjeve te fundit parlamentare ka nxitur shume reagime. Rrjeti Evropian per Vezhgimin e Zgjedhjeve ENEMO ka vleresuar se parregullsite gjate tyre e kane demtuar rende besimin ne proceset demokratike. Kjo organizate ka vezhguar zgjedhjet e dhjetorit te vitit 2010 te cilat u sterzgjaten per shkak te parregullsive te shfaqura dhe ka hartuar nje raport ne te cilin thuhet se shkelja e privatesise se votes dhe votimi ne grup ishin dukuri dhe jo rast i vecante ndersa konstaton shkelje serioze te procedurave te cilat nuk jane penguar nga personeli ne neper qendrat e votimit. Ne raport thuhet se keto parregullsi dhe dyshimet per mashtrime japin nje pasqyre te zymte te procesit te zgjedhjeve ne Kosove ndersa vihet theksi edhe tek rastet e trysnise dhe frikesimit te vezhguesve vendas. Zgjedhjet e fundit parlamentare ishin te parat pas shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe te parat te organizuara ne teresi nga autoritetet vendase.