Korca harron 7 marsin festime te vaketa
Tek ky prag, tek kjo ndërtesë e vjetër (në foto) lindi dhe mori jetë arsimi shqiptar 124 vjet më parë, ku ruhen të paprekura edhe klasa edhe bankat ku u ulën për të mësuar shkrim e këndim në gjuhën shqipe dhe me gërma latine nxënësit e parë në qytetin e Korcës.
Por sot festimet, ishin të vakëta, nuk ishte organizuar asnjë ceremoni kujtimi dhe vlerësimi për ata që derdhën gjakun për shkollën shqipe dhe tek obelisku nuk u vendos asnjë tufë me lule. I vetmi që me iniciativë personale organizoi një ekspozitë me objekte historike, ishte Niko Kotherja, student i vitit të fundit në degën e historisë pranë Universitetit Shetëror.
"Kemi dy disqe gramafoni që janë prodhur në vitet '20 në shoqërinë diskografike, "Odeon", të Gjermanisë, ku janë regjistruar tre këngë të korit të shkollës normale femërore të Korcës, një grup koral ky i themeluar në vitet '20 nën drejtimin e profesorit dhe dirigjentit Sotir Kozmos", tha Niko Kotherja, studiues dhe seleksionues e materialeve historike.
Të vetmit vizitorë si në një ditë të zakonshme të muzeut ishin disa vizitorë individualë dhe familjarë nga Kosova dhe Maqedonia. "Muzeu Kombëtar i arsimit është vërtetë një vend i shenjtë për shqiptarët. Vë re që të gjithë shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë dhe të diasporës, kur vijnë këtu janë tepër të entuziazmuar, dhe kanë një vlerësim të jashtëzakonshëm për këtë djep të kulturës dhe diturisë", thotë Vladimir Toroveci, drejtor i Muzeut.
Muzeu Kombetar i arsimit, kete vit edhe i rikonstruktuar, kerkon nje platforme te re ekspozimi, gjë qe pritet te realizohet per te qene gati te prese 125 vjetorin e celjes se te pares shkolle ne vendin tone.
Jorgjeta Gjançi