E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, i sëmuri mendor plagos me cekic të atin

Plagos babanë vetëm një javë pas daljes nga spitali psikiatrik.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korcës, ku 32-vjecari Dhionis Kita ka qëlluar më cekic të atin 62-vjecar, Petrika, duke i shkaktuar plagë të rënda.

I moshuari është sjellë urgjentisht në spitalin Ushtarak të Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

32 vjecari kishte vetë një javë që ishte kthyer nga Elbasani, ku kishte qëndruar për disa kohë në Spitalin Psikiatrik.

Policia e ka arrestuar djalin, ndërkohë që do të shqyrtohet gjendja e tij në momentin e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›