E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, problem furnizimi me gjak

Ne rrethin e Lushnjes jane 300 persona te semure me talasemi dhe qe kerkojne cdo muaj marrjen e gjakut per te jetuar.

Cdo dite ne banken e gjakut te ketij qyteti shkojne kryesisht femije qe marrin gjak. Sipas prinderve te tyre nuk ka patur probleme serioze.

Ndersa drejtuesi i bankes se gjakut ne Lushnje thote se gjate muajit shtator nuk ka patur veshtiresi por problemet vazhdojne.

Sipas tij problemi qendron ne sasite e pamjaftueshme te gjakut gjate gjithe vitit. Sipas tij vetem me dhurues me pagese nuk zgjidhet ky problem.

Nje talasemik duhet te marre cdo tre jave gjak qe te jetoje normalisht. Ne rast te mungeses se gjakut te semureve u krijohen probleme me shendetin.

Ne banken e gjakut ne lushnje trajtohen te semuret jo vetem nga kjo zone por edhe nga Berati dhe Fieri qytete qe njihen per numrin e larte te talasemikeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›