E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, kamioni bie nga ura, vdes shoferi

Si pasojë e një aksidenti automobilistik. në rrugën Korcë- Moglicë, ka gjetur vdekjen shtetasi Berti Metollari, 44 vjeç dhe është plagosur vëllai i tij, Bardhi Metollari, 47 vjeç. Kamioni me të cilin udhëtonin 2 vëllezërit u përmbys dhe ra nga ura. 

KORCE-Një person ka gjatur vdekjen dhe një tjetër është plagosur mëngjesin e sotëm, si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën rurale Korcë- Moglicë, afër Urës së Nikollarës. 2 personat udhëtonin me një kamion tip" Ifa" për trasportin e druve të zjarrit, por kamioni u përmbys nga ura dhe ra në lumë. Mësohet se menjëherë ka gjetur vdekjen shtetasi Berti Metollari, 44 vjeç dhe është plagosur vëllai i tij, Bardhi Metollari, 47 vjeç, banues në fshatin Moglicë të Korcës. Policia ka mbërritur menjëhërë në vendngjarje dhe pas hetimeve të para është bërë e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë pakujdesia e shoferit të kamionit.

(e.n/atsh/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›