E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, përurohet burgu i ri me kapacitet 350 persona

Përurohet burg i ri ne qytetin e Korçës. Ndërtimi është financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa standardi kryesor i lënë nga BE për tu përmbushur gjatë trajtimit të të burgosurve është respektimi i të drejtave të njeriut 

KORÇE- Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj dhe ai i Financave Ridvan Bode, kanë përuruar të premten bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Gazmend Dibra, burgun e ri të sigurisë së lartë në Korçë. Godina ka përfunduar 6 muaj më parë dhe në të janë vendosur tashmë rreth 200 të burgosur, ndërsa pritet që në të, të vendosen edhe 150 të burgosur të tjerë një kontigjent ky kryesisht i qarkut juglindor të vendit. Ndërtimi i burgut në fjalë është financuar nga programi “Cards” i Bashkimit Evropian. Minsitri i Drejtësisë Alibeaj ka kërkuar respektimin e të drejtave të njeriut në një isntitucion të tillë, si një nga kushtet e vendosura nga BE-ja.
Ministri i Financave Rdvan Bode ka shtuar gjatë fjalës së tij se ky institucion burgimi do të shërbejë për të gjithë qarkun e Korçës
Më pas Alibeaj, Bode dhe Dibra kanë vizituar disa prej ambienteve të burgut. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›