Invalidët problem në pajisjen me karta. Zyrat në kate të larta
Para dhe tetraplegjikët nuk arrijnë të kryejnë procedurat për t’u pajisur me karta. Kjo pasi zyrat e disa njësive bashkiake ndodhen në kate të larta dhe ata nuk ngjiten dot, për shkak të kufizimeve fizike. Ata i kërkojnë shtetit që të gjejë një zgjidhje.
TIRANE- Ilir Kasa është një nga para dhe tetraplegjikët e shumtë në Tiranë, i cili kërkon që të kryejë procedurat për marrjen e kartës së identitetit. Zona e banimit të tij mbulohet nga njësia bashkiake numër 7, zyrat e së cilës janë të vendosura në katin e katërt të kësaj godine. Ilir duhet të ngjisë rreth 120 shkallë që të mbërrijë deri tek aparaturat, ku merren shenjat e gishtërinjve. Por në kushtet kur ai lëviz me një karrige me bateri, ngjitja deri në katin e katër është e pamundur dhe ai privohet nga e drejta për t’u pajisur me kartën e identitetit.
Këtë problem nuk e ka vetëm ilir, por edhe shumë para dhe tetraplegjikë të tjerë, të cilët kërkojnë nga shteti që t’iu krijojë kushtet që edhe ata të pajisjen me kartat e identitetit. Në të kundërtën, në bazë të afateve ligjore të vendosura, pas datës 15 prill ata nuk mund të marrin dot pensionin.
Në të gjithë vendin janë rreth 3 mijë para dhe tetraplegjikë, nga të cilët 1200 vetëm në kryeqytet.
(a.r/news24/balkanweb)