Varret e Boboshtices 2 vjet burg kreut te OMONIA-s
2 vjet burg për kreun e OMONIA-s Naum Disho dhe nga një vit për punëtorët Alqi Koroveshi e Luan Zaçe. Kjo është pretenca e dhënë për çështjen e varreve të Boboshticës nga prokurorja, Irena Çunoti.
Pas hetimeve të kryera dhe pyetjes së dëshmitarëve ka rezultuar se janë dhunuar varret e vjetra të fshatit Boboshticë gjatë ndërtimit të memorialit për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës.
I menjëhershëm ka qënë kundështimi i dy punëtorëve, të cilët kanë kërkuar drejtësi,pasi sipas tyre ata ishin thjesht punëtorë që ishin marrë me pagesë ditore për të kryer punimet. Në seancën e ardhshme pritet të jepet vendimi i Gjykatës.