E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lama Situata ne veriun e Kosoves e rende

Deputetja e Vetëvendosjes Alma Lama e ftuar në studion e ABC News ka folur për situatën në Veriun e Kosovës dhe ecurinë e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Lama tha se situata në veriun e Kosovës, e rëndë. Sipas saj, baza e dialogut Kosovë-Serbi është politike. Lidhur me këtë Lama tha se Prishtina po luan një rol të paqartë dhe se Prishtina po insiston në dialogun teknik.

Lama nënvizoi se ajo që po ndodh në veri është e dhunshme. Sipas deputetes Lama, Serbia po bën presion ta risjellë në tryezë Kosovën dhe se të gjithë kërkojnë kontrollin në veri të Kosovës. Ajo tha se në veri ka gjallëruar krimi i organizuar dhe kontrabanda në veri po bëhet në bashkëpunim me serbët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›