Korce lirohet nga salla e gjyqit i akuzuari per vrasjen e Ethem Henes
Lirohet nga paraburgimi 35 vjeçari Edison Kodralli i cili akuzohet për vrasjen e Ethem Hënës ne nëntor te vitit te shkuar.
Riekspertimi i mbetjeve te barutit ne bluzën e te arrestuarit, konkludoi se njollat nuk kishin lidhje me vrasjen, dhe për këtë arsye u rrezua prova me e forte e akuzës.
Prokurori i çështjes kërkoi detyrim paraqitje për Kodrallin dhe gjykata pranoi kërkesën duke e lenë te lire ne salle te arrestuarin .
35 vjeçari u akuzua si autor i krimit ndaj Ethem Henes i vrare me arme zjarri brenda ne lokalin e tij ne fshatin Vloçisht te Korces.