Prokurori i antimafias se Leces Cataldo Motta ne Tirane

Mbërrin në Tiranë prokurori i antimafias së Leçes në Itali, Cataldo Motta, i cili është pritur në një takim me dyer të mbyllura nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Zyrtarisht, Prokuroria e Përgjithshme nuk jep detaje të takimit, por mësohet se bashkë me Llalla ka qenë edhe drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë, Eugen Beçi, me të cilin kanë pritur prokurorin Italian për mbi 1 orë.
Mësohet se gjatë takimit është diskutuar përveç bashkëpunimit reciprok në implementimin e ligjit “antimafia” edhe për dosje konkrete, të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt brigjeve italiane. Pasi kohët e fundit në Itali, janë kapur disa peshkarexha shqiptare të ngarkuara me hashash.