Nis ndertimi i rruges Hamdi Cenojmeri
Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar sot punimet në rrugën “Hamdi Cenojmeri”, në Njësinë Bashkiake nr.6. Rruga që po rikonstruktohet ka një gjatësi në total prej 940 metrash. Pjesa e parë prej 450 metrash po rikonstruktohet me buxhetin e vitit 2012 dhe pjesa në vazhdim është parashikuar të rikonstruktohet në buxhetin e vitit 2013, deri në kufi me territorin e Komunës Vaqarr. Pjesa e parë e rrugës ku dhe po punohet ka gjerësinë 6 metra dhe trotuare nga të dy krahët me nga 1 metër.
Me një investim prej 39 milionë lekësh po realizohen edhe punimet e kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, ndriçimi rrugor ku do të vendosen 32 copë shtylla, vetëm në segmentin e parë dhe do të mbillen 148 pemë të llojit bli.
Kryetari i Bashkisë, z. Basha theksoi se me FSHZH do të realizohet vazhdimi i kësaj rruge deri në qendër të komunës së Vaqarrit, që funksionon në një farë mënyre si një “park natyror” për zonën e Kombinatit. Kjo rrugë nuk është shtruar asnjëherë më parë.
Kryebashkiaku Basha u ka premtuar banorwve tw Kombinatit se brenda 3-4 muajve të ardhshëm, do të ketë furnizim të plotë me ujë të pijshëm.
“Ujësjellësi do të përfundojë rrjetin shpërndarës për të gjithë zonën dhe asnjë shtëpi nuk do të mbetet jashtë mbulimit të këtij rrjeti. Projekti tashmë ka përfunduar dhe po merren masat për zbatimin e tij, sikundër siguroj dhe banorët në anën perëndimore të kësaj rruge, se rikualifikimi urban i zonës së tyre është po kështu një projekt i buxhetit të vitit 2013, zbatimi i së cilit do të nisë po këtë vit”- informoi Basha.
Kryebashkiaku Basha ka rishprehur vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës, për t’i sjellë standardin e munguar çdo centimetri katror të këtij qyteti, pavarësisht se ku shtrihet ai.