E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, makina përplas kalimtarin, në kërkim autori

Një aksident pa pasoja për jetën, ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Korçë, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie. Policia bën të ditur se personi i plagosur nga përplasja me një automjet ka qënë një kalimar, 54-vjeçari Koço Ilonasto.
 

Nga verifikimet paraprake, policia njofton se dyshohet se shkak i aksidentit të jetë shpejtësia e madhe e automjetit, ndërkohë që kanë nisur menjëherë punën në zbardhjen e aksidentit dhe identifikimin e autorit.
 

54-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, ndërsa mësohet se është në gjëndje të rëndë shëndetësore.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›