E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, makina përplaset me pemën,vdesin 2 të rinj,1 plagoset

KORÇE- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri ndodhi rreth orës 02:40 të mëngjesit të sotëm (3 shkurt) në qytetin e Korçës.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur ”Lëndina e Lotëve”, ku një automjet ka humbur kontrollin duke u përplasur me një pemë. Nga uniformat blu bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit mbetën të vdekur Elton Cacelli dhe Ermil Spiro rreth 21 vjeç banues në lagjen.15 të qytetit, të Korçës, ndërsa është plagosur, Aldo Naumi.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qënë shpejtësia me të cilin udhëtonte mjeti. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbëritur uniformat blu të cilat kanë bërë dokumentimin e ngjarjes dhe pritet të zbardhen shkaqet e vërteta të aksidentit të rëndë që ju mori jetën dy të rinjve dhe plagosi një tjetër.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›