TAP, pas 10 ditesh nenshkruhet pakti Shqiperi-Greqi-Itali Eglantina Nasi
Marreveshja mes tre vendeve te perfshira ne projektin e gazsjellesit Trans-Adriatik, do te nenshkruhet pas dhjete ditesh ne kryeqytetin grek, Athine. Fjala eshte per paktin nderqeveritar mes tre vendeve, Shqiperi, Itali dhe Greqi, i programuar per t’u firmosur pikerisht ne daten 13 shkurt, i cili do te finalizoje edhe bashkepunimin e tyre mbi ndertimin e tubacionit. Ky lajm me rendesi per permbylljen e njepasnjeshme te fazave te ketij projekti me rendesi strategjike per te tre vendet ne fjale, eshte dhene pikerisht nga Ministria e Jashtme greke. Kjo pas nje takimi qe kryediplomati grek, Dimitris Avramopulos, zhvilloi me ministrin e Jashtem te Azerbajxhanit, Elmar Mammantiarof. Kujtojme se ai ndodhet ne Mynih, per te marre pjese ne Konferencen Nderkombetare te Sigurise, ku ka patur kontakte dypaleshe me homologe dhe lidere nga e gjithe bota. Sic bejne me dije mediat greke, nga ana tjeter, Avramopulos ka pasur biseda telefonike edhe me homologun e tij italian, Giulio Terzi dhe ate te Shqiperise, Edmond Panariti per te percaktuar detajet rreth kesaj marreveshje, nderkohe qe diskutimet do te vazhdojne mes tre vendeve per tekstin e saj. Teksa sqarohet se gjate ceremonise se nenshkrimit te ketij dokumenti, do te marrin pjese edhe perfaqesues te qeverise se Azerbajxhanit. Nderkaq, ne fund te ketij muaji, drejtues dhe eksperte te gazsjellesit Trans-Adriatik pritet te zhvillojne disa takime te hapura publike per te prezantuar raportin e detajuar me te dhena mbi ndertimin e tubacionit te tij ne token shqiptare. Teksa vetem dy dite me pare, ata kane shpallur fazen e parakualifikimit, duke i ftuar prodhuesit e tubave te celikut per nje shprehje te interesit te tyre ne lidhje me pergatitjet per ndertimin e gazsjellesit. Gje e cila e ka konkretizuar edhe me shume venien ne zbatim te projektit te rendesishem qe do te siguroje gazin ne Evrope, nga Azerbajxhani, duke kaluar permes Greqise, Shqiperise dhe Italise. Kapaciteti fillestar i tubacionit TAP-se do te jete 10 miliarde metra kub ne vit me synimin per te shkuar deri ne 20 miliarde metra kub ne vit. Ndersa aksioneret e tij jane kompania zvicerane “EGL” me 42.5%; ajo norvegjeze “Statoil” me 42.5% dhe kompania gjermane “E.ON Rurgas”, teksa bashkepunon edhe kompania italiane e energjise, "Enel". Sa i perket seksionit shqiptar te gazsjellesit Trans-Adriatik, ai do te nise ne komunen Qender te Bilishtit, ne qarkun e Korces, ne kufirin Greqi- Shqiperi. Kurse dalja ne det per pjesen tokesore te seksionit shqiptar do te jete ne zonen bregdetare ne veri te Fierit. Gazsjellesi TAP ne Shqiperi do te kete nje gjatesi rreth 209 km ne toke dhe 60 km ne det ne seksionin shqiptar te detit Adriatik.