E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, maskat grabisin 3 mije euro në banesë, rrahin 60-vjecaren

KORCE-Një grabitje me maska që ka ndodhur sot pasdite në një banesë në qytetin e Korcës ka përfunduar me plagosjen e një 60-vjecareje.
Ngjarja është shënuar në lgjane nr 10 në Korcë në banesën e një biznesmeni. Në momentin kur 2 grabitës me maska kanë hyrë në banesë, zhurmat janë ndjerë nga 60-vjecarja, Lirie Beqiraj.
Policia konfirmon se 2 personat kanë qëlluar me sende të forta 60-vjecaren dhe më pas kanë grabitur shumë 3 mijë euro që ndodhej në banesë. Mësohet se 60-vjecarja është dërguar në gjendje të rëndë në spital.
Efektivët po punojnë mbi identifikimin e autorëve të grabitjes të cilët kërkohen dhe për tentativë vrasjeje. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›