Tiranë, shpëton 50-vjecari, tentoi të hidhej nga vinci
TIRANE-Një ngjarje e pazakontë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në zemër të kryeqytetit kur një person tentoi të vetëvritej publikisht. Një person tentoi vetëhedhjen nga një vinc që i përkiste një objekti në ndërtim shumë përballë selisë së Partisë Demokratike. Ngjarja rreth 1 orëshe kur personi kërcënonte se do të vriste veten duke u vetëhedhur nga 84 metër lartësi u transmetua minutë pas minute nga TVNews24.
Pas rreth 60 minutave dramë, personi që u identifikua si shtetasi Qemal Xhura, 50 vjec nga Tirana, i divorcuar u tërhoq nga vendimi që kishte marrë dhe u largua nga vinci.
Policia mori në dorëzim personin, gjendja psikoligjike e të cilit ishtë tepër e rënduar.
Sic mëson TVNews24, Xhura deklaroi për forcat policore se është një ish-i përndjekur politik, i divorcuar dhe ka një gjendje ekonomike tepër të rënduar, dhe se këto ishin shkaqet që e cuan të ndërmerrte këtë veprim ekstrem.
Ngjarja minute pas minute
Ora 18:30-Një person ka hipur mbrëmjen e sotme në një vinc të një ndërtese në ndërtim duke kërcënuar se do të kryejë vetëvrasje.
TVNews24 sjell pamjet e personit që ka hipur në një vinc në ndërtesën ende në ndërtim pranë selisë së Partisë Demokratike pranë qendrës së Tiranës.
Lartësia ku ndodhet personi është rreth 84 metra. Ndërtesa me kuadrata bardh e zi pranë selisë së Partisë Demokratike ku po zhvillohet ngjarja është një ndër më të lartat në kryeqytet.
Ora 18: 40-Nuk dihet ende identiteti i personit mashkull i moshës qe thuhet se eshte rreth të 40-ave, dhe as arsyet që kanë cuar shtetasin të hipë në vinc.
Personi në vinc aktualisht po ndërmerr pozicione të ndryshme ndërsa pritet nderhyrja e policisë nga momenti në moment.
Policia ka nisur negociatat me personin në vincin e objektit në ndërtim. Negociatat po drejtohen nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Muhamet Rrumbullaku.
Personi herë pas here bërtet dhe flet, por për shkak të lartësisë së madhe nuk arrihen të dëgjohen fjalët.
Policia ndërkohë po mundohet të zbulojë identitetin e personit dhe të zbulojë dhe motivet që kanë cuar shtetasin të ndërmarrë këtë veprim të cuditshëm. Ne pyetje eshte marre dhe roja i objektit, por ai ka theksuar se nuk ka patur dijeni sesi personi ka hyre ne objektin shumekatesh dhe eshte ngjitur ne maje vincit.
Ora 18:45-Ngjarja e pazakontë ka mbledhur poshtë vincit përvec policisë shumë qytetarë kuriozë që po ndjekin situatën qe po ndodh ne keto momente.
Ora 18:50-Policia ngjitet në ndërtesë, vijon negociata me personin
Është paraqitur tepër e vështirë ndërhyrja e forcave RENEA dhe policisë për shpëtimin e personit që kërcënon vetëhedhjen.
Policia aktualisht është ngjitur në objektin ende në ndërtim, por paraqitet delikate hipja e efektivëve mbi vinc që dhe nga imazhet që përcjellim paraqitet i rrezikshëm.
Ora 19:10-Personi terhiqet nga maja e vincit dhe nis kthimin per ne ndertese. TVNews24 ndjek situaten minute pas minute.
Ora 19:20-Burri rreth te 40-ave eshte terhequr nga pjesa e rrezikshme e vincit dhe ka nisur zbritjen, nderkohe qe gjate gjithe kesaj kohe policia negocion me personin.
Ora 19:25-Burri dorezohet tek policia ne gjendje te mire shendetesore duke i dhene keshtu fund peripecise. Priten te zbardhen shkaqet qe cuan burrin drejt kesaj vendimarrjeje.
Ora 19:35-Pas rreth 60 minutave dramë, personi që u identifikua si shtetasi Qemal Xhura, 50 vjec nga Tirana, i divorcuar u tërhoq nga vendimi që kishte marrë dhe u largua nga vinci. Policia mori në dorëzim personin, gjendja psikoligjike e të cilit ishtë tepër e rënduar.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Pamje nga vendngjarja VIDEO: Tiranë, 50-vjecari kërcënoi vetëvrasjen nga vinci, shpëton