E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce mbesin ne burg autoret qe vrane 23 vjecarin

Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Korçës për 4 djemtë të cilët akuzohen se i kanë marrë jetën 23 vjeçarit, Oligert Kreka. Emiljano Nazifi 25 vjeç, Aldo Nazifi 22 vjeç, Ismir Zeneli 22 vjeç dhe Ilir Ravolli do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve për goditjen me sende të forta në kokë e në trup ndaj viktimës Oligert Kreka dhe të lënduarit tjetër Saimir Yzeiri. Mësohet se Oligerti së bashku me Saimirin kishin shkuar mysafir te një shok i tyre në fshatin Barç të Korçës për “Ditën e Verës”, por duket se vizita nuk shkoi mirë për 23 vjeçarin Kreka, i cili u rrah nga i zoti i shtëpisë dhe miqtë e tij.  Pas afro 24 orë beteje me plagët e marra në Spitalin Ushtarak në Tiranë, Kreka nuk ka mundur dot t’u rezistojë plagëve dhe gjeti vdekjen. I dyshuar kryesor për vdekjen e tij dyshohet të jetë, Emiljano Nazifi 25 vjeç, i cili është vënë në pranga. Të rinjtë, kanë qenë duke festuar në ambientet e banesës të marrë me qera nga 25 vjeçari, Emiljano Nazifi në fshatin Barç dhe gjatë këtij festimi janë bashkuar me ta edhe dy shokët e këtij të fundit, të cilët janë edhe personat e dëmtuar, Oligert Kreka Saimir Yzeiri nga fshati Barç. Katër autorët, në gjendje të dehur, pas një debati kanë goditur me sende të forta, në pjesën e kokës dhe pjesë të tjera të trupit dy të dëmtuarit, ku si rrjedhojë e plagëve të marra Oligert Krekën ndërroi jetë, ndërsa Saimir Yzeiri pësoi dëmtime por që nuk vinin në rrezik jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›