E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova dënon sulmin ndaj Ambasadës së Maqedonisë

PRISHTINË- Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka dënuar sulmin ndaj Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Prishtinë.

Përmes një komunikate për media, ministria e konsideroi “tërësisht të papranueshëm dhe në dëm të raporteve miqësore mes dy shteteve” këtë akt “vandal”, ndërsa u bëri thirrje organeve të hetuesisë që “sa më parë të zbardhin rastin dhe të vënë para organeve të drejtësisë kryerësit e këtij akti të ulët”.

“Ministria e punëve të jashtme e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e fuqishëm të institucioneve të shtetit për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Republikën e Maqedonisë”, theksohet në komunikatë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›